Tërmeti dridh Greqinë, lëkundjet ndjehen edhe në Prizren

  • A.P /
  • 04 March 2021 - 20:09
Tërmeti dridh Greqinë, lëkundjet ndjehen edhe në Prizren

Tjetër tërmet i fuqishëm është ndjerë para pak minutash pranë Larisas. Lëkundjet janë ndjerë dhe në Juglindje të vendit deri në kryeqytet.

Në Korçë e Pogradec raportohet se njerëzit kanë dalë në rrugë të frikësuar.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Kosovë.

Lexues thanë se lëkundjet janë ndjerë edhe në zonën e Prizrenit.

(Kosova Sot Online)