Tragjedi në një familje të Shqipërisë, vdesin nga COVID-19 prindërit dhe djali

  • E.K /
  • 06 March 2021 - 10:26
Tragjedi në një familje të Shqipërisë, vdesin nga COVID-19 prindërit dhe djali

Koronavirusi në vendin tonë po merr jetë të shumta njerëzish. Tre anëtarë të një familje në Rubik kanë humbur jetën brenda pak ditësh nga koronavirusi. Lajmi është bërë i ditur përmes postimeve në rrjetet sociale.

Mësohet se tre anëtarë të familjes Cara kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit. I pari që ka humbur jetën është kryefamiljari Hamit Cara, të nesërmen djali Arbeni dhe më pas bashkeshortja e Hamitit, Dashja.

Familja Cara ishte prekur nga virusi disa ditë më parë, ndërsa nuk kanë mundur ta fitojnë betejën.

(Kosova Sot Online)