Shpend Ahmeti e shiti  vetëm për mashtrim veturën e Isa Mustafës Audi Q7, tash vozitë veturë tjetër super luksoze

  • G.G /
  • 06 March 2021 - 12:08
Shpend Ahmeti e shiti  vetëm për mashtrim veturën e Isa Mustafës Audi Q7, tash vozitë veturë tjetër super luksoze

 -Më 17 Qer të vitit 2017, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti e pati nxjerr në shitje veturën e Isa Mustafës, Audi Q7, dhe e pati shitur në ankand publik për 22 mijë e 500 euro, duke u deklaruar se i vinte turp të udhëtonte me veturë super luksoze. Por  tashmë po shihet se ai vetëm i ka mashtruar qytetarët sepse ka kohë që është duke vozitur një veturë tjetër akoma më të shtrenjtë. E për këtë mashtrim të madh, kundër Shpend Ahmetit, ka reaguan analisti i njohur Skëlzen Gashi.

Ai ka kujtuar arsyetimin pse Ahmeti e kishte shitur veturën e Isa Mustafës.

Gashi ka thënë se ai këtë e kishte bërë, pasi i vinte marre të udhëtonte me veturë super luksoze.

"'Socialdemokrati' që e nxori në shitje veturën e paraardhësit të vet Isa Mustafa sepse i vinte marre me udhëtu me veturë superluksoze", ka shkruar ai në Facebook.

Madje për disa kohë , Shpend Ahmeti shitej aq  qytetar i thjeshtë, dhe improvizonte udhëtime në autobus, kinse nuk dëshiron të dallon nga shtresat tjera të qytetarëve, si njeri i “zakonshëm”.

(Kosova Sot Online)