“Përfundimi i dialogut s’është afër, BE-ja duhet të tregojë se çfarë do të thotë marrëveshja detyruese”

  • E.K /
  • 09 March 2021 - 12:23
 “Përfundimi i dialogut s’është afër, BE-ja duhet të tregojë se çfarë do të thotë marrëveshja detyruese”

Sllobodan Zeçeviq, bashkëpunëtor i Institutit për Studime Evropiane, beson se gjatë dekadës së negociatave, marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë janë normalizuar pjesërisht, por që statusi përfundimtar nuk mund të zgjidhet brenda disa muajsh, siç u njoftua nga i dërguari special i Bashkimir Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, raporton Vecernje Novosti.

Zeçeviq analizoi anët pozitive dhe negative të dekadës së dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

“Gjëja pozitive është se nuk ka pasur konflikte të mëdha të armatosura midis serbëve dhe shqiptarëve, jeta në Kosovë është normalizuar pjesërisht dhe është arritur një nivel i konsiderueshëm i shkëmbimit ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë qendrore. Negative është se Marrëveshja e Parë e Brukselit nuk ka është zbatuar dhe asnjë zgjidhje përfundimtare nuk është gjetur. Edhe tani, nuk duket se një zgjidhje është afër, sepse pozicionet e Beogradit dhe Prishtinës për çështjen e statusit janë larg. Pozicionet mbi statusin përfundimtar mund të zgjasin me vite”, tha Zeçeviq.

Ai beson se kjo situatë mund ta ngadalësojë më tej dialogun.

“Muajt ëe përmendur nga ndërmjetësi Miroslav Lajçak mund të jenë të mjaftueshëm për të normalizuar marrëdhëniet, por jo për të zgjidhur çështjen e statusit. Megjithëse kjo nuk u diskutua në fillim të procesit të negociatave, Bashkimi Evropian përfshin Serbinë në Kornizën e saj të negocimit për pranimin e Serbisë në BE me kusht për të nënshkruar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme me Prishtinën, e cila është një lak rreth qafës së Serbisë që asnjë vend tjetër kandidat nuk e kishte deri tani. Çfarë do të thotë një marrëveshje detyruese, Brukseli nuk e thotë zyrtarisht as sot”, tha Zeçeviq.

(Kosova Sot Online)