Babai i Meganit përgënjeshtron çiftin, akuzon princin Harry: Unë s’jam veshur si Hitleri

  • S.A /
  • 09 March 2021 - 13:04
Babai i Meganit përgënjeshtron çiftin, akuzon princin Harry: Unë s’jam veshur si Hitleri

Babai i dukeshës Meghan, Thomas, i ka mohuar akuzat e të bijës se e ka tradhtuar atë. “Ne të gjithë bëjmë gabime, por unë kurrë nuk kam luajtur i zhveshur në pishinë, as nuk jam veshur si Hitleri, siç ka bërë Harry”, tha ai.

Thomas Markle tha se ka kërkuar falje 100 herë që ka bërë marrëveshje me një fotografi “paparazzi” para martesës së çiftit mbretëror më 2018 dhe i bëri thirrje çiftit që ta vizitojnë atë bashkë me djalin Archie, tani që janë më afër gjeografikisht.

Lexo Edhe:

Haradinaj: Ushtria jonë është shembulli meë i mireë i ecjes së përbashkët me SHBA’të dhe NATO’n

Ai gjithashtu mohoi se familja mbretërore britanike apo Britania janë racistë, duke thënë se nëse është e vërtetë që një anëtar i familjes mbretërore ka pyetur se sa e errët do të jetë lëkura e fëmijës së çiftit, kjo ndoshta ka qenë thjeshtë “pyetje budallaqe”, ndërsa akuzat e Harryt dhe Meganit i quajti “bullshit”.

Babai i dukeshës gjithashtu tha se u ndie i zemëruar, kur e dëgjoi të bijën në intervistë duke thënë se jeta mbretërore ishte shumë stresuese për ta shtyrë që ta mendonte vetëvrasjen.

Ai e akuzoi dhëndrin Harry se qartazi nuk e ka përkrahur bashkëshorten aq mirë, shkruan Daily Mail, 

Markle pranoi se ia ka kthyer shpinën të bijës, por pretendoi se të njëjtën gjë e kishte bërë edhe ajo pas operacionit në zemër, gati tri vite më parë.

“Vija e fundit është që ajo nuk më ka humbur mua, ajo bëri një deklaratë se më ka humbur, ajo nuk më ka humbur, unë do të isha gjithmonë aty për të, jam aty për të tash, nëse ajo dëshiron”, shtoi babai i Meganit.

(Kosova Sot Online )