Zëdhënësja e Qeverisë: Hoti s’ka ndërmend ta shkarkojë askënd

  • E.K /
  • 10 March 2021 - 11:45
 Zëdhënësja e Qeverisë: Hoti s’ka ndërmend ta shkarkojë askënd

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, nuk ka ndërmend ta shkarkojë ndonjë anëtar të kabinetit qeveritar.

Pas raportimeve se Hoti ka në plan t’i shkarkojë sot tre anëtarë të kabinetit qeveritar, zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku ka thënë se kjo s’është e vërtetë.

“Nuk është informacion i vërtetë”, ka thënë Baxhaku.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, raportua se pritet ta shkarkojë nga detyra zv/kryeministrin dhe ministrin në detyrë të Pushtetit Lokal, Goran Rakiq, ministrin në detyrë të Drejtësisë, Selim Selimin dhe ministrin në detyrë për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq.

(Kosova Sot Online)