EMA: Nuk ka prova që lidhin vaksinën AstraZeneca me vdekjen e infermieres në Austri

  • A.P /
  • 10 March 2021 - 22:24
EMA: Nuk ka prova që lidhin vaksinën AstraZeneca me vdekjen e infermieres në Austri

Agjencia Evropiane e Barnave deklaroi se aktualisht nuk ka prova që lidhin vaksinën AstraZeneca COVID-19 me vdekjen e një infermiereje në Austri dhe bllokimin pulmonar të një 35-vjeçari, të cilët kishin marrë vaksinën.

Autoritetet shëndetësore austriake pezulluan përdorimin e një grumbulli vaksine AstraZeneca të dielën pasi një grua 49-vjeçare vdiq si rezultat i trombozave të shumta, formimi i mpiksjes së gjakut brenda enëve të gjakut, 10 ditë pasi u injektua vaksina.

Një 35-vjeçar gjithashtu u shtrua në spital për një bllokim pulmonar pasi mori të njëjtën vaksinë.

Po kështu edhe Estonia, Lituania, Luksemburgu, Letonia pezulluan përdorimin e tyre.

EMA tha në një deklaratë të mërkurën se një hetim paraprak tregoi se “aktualisht nuk ka indikacione se vaksinimi i ka shkaktuar këto kushte, të cilat nuk renditen si efekte anësore të kësaj vaksine”.

Sipas rregullatorit, ngarkesa përmbante 1 milion doza të cilat u shpërndanë në 17 vende të BE-së përfshirë Austrinë, Bullgarinë, Qipron, Danimarkën, Estoninë, Francën, Greqinë, Islandën, Irlandën, Letoninë, Lituaninë, Luksemburgun, Maltën, Hollandën, Poloninë, Spanja, Suedia.

“Megjithëse një defekt i cilësisë konsiderohet i pamundur në këtë fazë, po hetohet cilësia e serisë” deklaroi EMA.

AstraZeneca është një nga tre aprovuar aktualisht për përdorim në 27 vendet anëtare të BE së bashku me vaksinat e zhvilluara nga Pfizer / BioNTech dhe Moderna. EMA pritet të miratojë vaksinën Johnson & Johnson të enjten.

(Kosova Sot Online)