Flasin nga AAK: Tendencioze përpjekjet për të na u faturuar parregullsitë e zgjedhjeve

  • G.G /
  • 11 March 2021 - 12:59
Flasin nga AAK: Tendencioze përpjekjet për të na u faturuar parregullsitë e zgjedhjeve

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dal me një deklaratë për media pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së partisë, e ku temë diskutimi ishte manipulimi me votat e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Në deklaratën e kësaj partie thuhet se janë marrë me shqetësim deklaratat për shpërdorimin e votave përfshirë edhe nga kandidatët e AAK-së.

Më tutje kjo parti i ka konsideruar tendencioze deklaratat që AAK-ja ka manipuluar me vota.

Deklarata e plotë:

– AAK përshëndet procesin zgjedhor dhe falenderon të gjitha strukturat, vëzhguesit e komisionerët që kanë kontribuar në rregullësinë e këtyre zgjedhjeve.

– AAK njëkohësisht, i ka marrë me shqetësim informatat për shpërdorim të votave të kandidatëve të të gjitha partive politike, përfshirë dhe atyre të Aleancës.

– E konsiderojmë tendencioze përpjekjen që të gjitha parregullësitë në zgjedhje t’i faturohen kryesisht AAK-së.

– Në situatën e krijuar konsiderojmë se është e domosdoshme të rinumërohen të gjitha votat, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të zbardhen të gjitha pretendimet për manipulim.

– AAK kërkon nga organet e drejtësisë që të veprojnë në përputhje me ligjin e pa asnjë kompromis ndaj të gjithë atyre që kanë manipuluar me votën e qytetarit të Kosovës.

https://www.facebook.com/Aleanca.Official/posts/5272178576156527

(Kosova Sot Online)