Dorëzohet Spanja: Kosovës do t’ia respektojë të gjithë simbolet

  • G.G /
  • 11 March 2021 - 13:05
Dorëzohet Spanja: Kosovës do t’ia respektojë të gjithë simbolet

Qeveria e Spanjës do të lejojë që Kosova të luajë me flamurin dhe himnin e saj në ndeshjen kualifikuese të futbollit për Botëror.

Kosovarët prisnin ndeshjen me Spanjën plot entuziazëm, sepse për kombëtaren që nisi para pak vitesh ndeshjet ndërkombëtare, Spanja paraqet një prej mbretërive të futbollit në Evropë.   

Mirëpo, Federata e Futbollit të Spanjës, përmes një postimi në Twitter tregoi se nuk do të ishte aq miqësore. Ata i referoheshin shtetit kosovar si “territor i Kosovës”.

E tash, mediumi spanjoll El Konfidencial shkruan se Spanja do ta presë Kosovën, duke ia respektuar të gjithë simbolet e shtetit të pavarur.

Mediumi shkruan se ky është një hap vendimtar në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, pasi Spanja, e cila udhëheq grupin evropian të përbërë nga vetëm pesë vende, refuzon të njohë sovranitetin e territorit të Ballkanit.

Megjithatë, Ministria e Punëves të Jashtme të Spanjës, të cilën e citon mediumi, thotë se “politikisht kjo nuk e ndryshon pozicionin e Spanjës për Kosovën as edhe një centimetër”.

Në nëntor 2018, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar kërcënoi të përjashtonte Spanjën nga gara për vendosjen e pengesave në pjesëmarrjen e Kosovës, duke detyruar një përjashtim emergjent me garat Olimpike të mbuluara nga një dekret mbretëror i vitit 1982.

Mediumi spanjoll shkruan se tash janë FIFA dhe UEFA që e detyruan Spanjën të pranojë me vendosjen e të gjithë simboleve kosovare në Sevilje, ku do të luhet ndeshja.

Federata Spanjolle iu referohej Kosovës si “një territor” në rrjetet sociale, e kjo nxitit reagim të menjëhershëm nga rivali i saj i ardhshëm në fushë.

“Përpjekja e Spanjollëve për të minimizuar shtetësinë e Kosovës (…), duke iu referuar Kosovës si një territor, është e kotë dhe e padrejtë. Ata duhet të jenë të vetëdijshëm se më 31 mars ata do të përballen me Ekipin Kombëtar të Kosovës, të cilin do të paraqesë vetë atje si çdo vend tjetër “, shkroi federata kosovare në një shënim ankese, të cilën e citon mediumi spanjoll.

Kosova është në grupin B për kualifikime në botërorin e vitit 2022, bashkë me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.

(Kosova Sot Online)