Detaje të reja për vdekjen e zyrtarit të PDK-së

  • G.G /
  • 12 March 2021 - 16:21
Detaje të reja për vdekjen e zyrtarit të PDK-së

Ka vdekur sot në moshë të re, Ferki Peci Rahova, që ishtë kryetar i nëndegës “Ura e Gjakut” në Mitrovicë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë dega e kësaj partie në Mitrovicë.

PDK-ja e Mitrovicës i ka dërguar ngushëllime familjes dhe shoqërisë.

“Shumë i rëndë lajmi për vdekjen e kolegut, shokut tonë, kryetarit të nëndegës Ura e Gjakut 4 Ferki Peci Rahova. Partia Demokratike dega Mitrovicë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe shoqërineë”, thonë PDK-ja e Mitrovicës.

Vdekja e Pecit ishte e befasishmë. Sic mësohet, ai vdiq në gjumë. Madje, Ferki Peci kishte marrë pjesë në një mbledhje ditën e djeshme, ku nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim për shëndetin.

(Kosova Sot Online)