Para zgjedhjes së kryetarit të ri të LDK-së, deklarohet edhe Fatmir Sejdiu

  • A.P /
  • 14 March 2021 - 10:18
Para zgjedhjes së kryetarit të ri të LDK-së, deklarohet edhe Fatmir Sejdiu

Ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka uruar që kuvendi i sotëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës të jetë i mbarë dhe i unitetit.

Në një prononcim të shkurtër para hyrjes në sallën ku pritet të mbahet kuvendi, Sejdiu nuk ka pranuar të komentojë rreth kandidaturave të sotme për kryetarë.

“Mirë është që të jetë kuvend i mbarë. Kuvend i mbarë dhe kuvend i unitetit. S’kam komente ndaj kandidatëve”, deklaroi ai.

355 delegatë të Lidhjes Demokratike sot zgjedh kryetarin e ri pas dorëheqjes së Isa Mustafës që ishte si pasojë e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

(Kosova Sot Online)