Mediat nuk lejohen të përcjellin zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK’së

  • A.P /
  • 14 March 2021 - 10:23
Mediat nuk lejohen të përcjellin zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK’së

Lidhja Demokratike e Kosovës po mban sot Kuvendin Zgjedhor për kryetarin e ri të partisë.

Ndonëse mediat u lejuan të merrnin pamje në fillim të mbledhjes, ato nuk u lejuan më pastaj.

Kësisoj, Kuvendi Zgjedhor për kryetarin e ri, po mbahet pa praninë e mediave.

Në sallën e mbushur me delegatë, fjalën e morri i pari kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Rreth 330 delegatë të kësaj partie do të zgjedhin mes Lutfi Hazirit, Lumir Abdixhikut dhe Besian Mustafës, të cilët e kanë shpallur kandidaturën e tyre deri tani.

Anton Quni, i cili gjithashtu ishte deklaruar si njëri nga kandidatët, sot ka njoftuar se është tërhequr nga kandidatura, duke thënë se do ta mbështes njërin nga kandidatët tjerë.

Ndonëse në kohë pandemie, infektologët kanë kritikuar LDK’në për mos respektimin e të gjitha masave mbrojtëse ndaj COVID-19 sot.

Infektologu Ilir Tolaj, ka thënë se në sallën ku po mbahet Kuvendi Zgjedhor i LDK’së, nuk janë duke u respektuar mjaftueshëm masat mbrojtëse ndaj COVID-19.

Ai ka thënë se qëndrimi në një ambient të tillë të mbyllur është kushti më i mirë për përhapjen e infeksionit.

“Unë e pash sallën para se të hynin delegatët. Ata ishin munduar të kenë distancë, por kjo është e pamjaftueshme. Qëndrimi në një ambient të tillë të mbyllur, me siguri që është kushti më i mirë për të përhapur një infeksion. Mjafton që disa prej tyre të jenë të infektuar dhe ta përcjellin atë te të tjerët”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)