Abdixhiku hap dyert e LDK-së për Vjosa Osmanin

  • A.P /
  • 16 March 2021 - 21:42
Abdixhiku hap dyert e LDK-së për Vjosa Osmanin

Kryetari i ri I LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se çdo njeri që mendon se mund të kontribojë në LDK është i mirëseardhur me qenë pjesë e LDK-së.

Abdixhiku tha se nuk kanë njerëz për të përjashtuar por as nuk kanë mjaftueshëm njerëz për të ecur përpara.

“Çdo njeri që ndihet si LDK që ndihet që mundet me i kontribu LDK-së, që mundet me i kontribu projektit tim, dhe udhëheqësisë që unë provoj ta ndërtojë, është i mirëseardhur me qenë LDK”, tha Abdixhiku.

“Cdo njeri që se sheh veten pjesë të këtij projekti do të bisedojmë e do të bindemi për ti dhënë se paku kontribut këtij grupimi politik sepse unë gjithmonë them se skemi njerëz për të përjashtuar por skemi njerëz as mjatftueshëm për të ecur përpara. Prandaj na duhen njerëz kdredibil, të pastër, me kredibilitet publik që e kthejnë familjen tonë politike në vendin e saj meritor dhe është legjithime me e kërku vendin tonë meritor. Me lakmu më pak për pushtet me pasë një projekt më afatgjatë por pushteti është qëllimi sepse ne besojmë që idetë tona politike duhet me I përkthy në ide qeverisësve të vendit”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)