Protesta në Tiranë mbyll marshimin në ditën e 22-të, mijëra qytetarë kërkuan dorëheqjen e Ramës

  • A.P /
  • 22 June 2026 - 07:30
Protesta në Tiranë mbyll marshimin në ditën e 22-të, mijëra qytetarë kërkuan dorëheqjen e Ramës

Është mbyllur edhe dita e 22-të e protestave masive kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama në Shqipëri. Ashtu si një ditë më parë, pjesë e tubimit masiv krahas qytetarëve ishte dhe diaspora shqiptare e organizuar rishtas për këtë protestë. Grumbullimi këtë të diel nisi në ora 19:00 në sheshin Skënderbej.

Para zyrës së Edi Ramës, protestuesit e shumtë në numër qëndruan rreth dy orë duke i kërkuar dhe sot dorëheqjen kryeministrit të vendit. Fjala gjatë protestës u iu dha më tepër disa shqiptarëve që erdhën nga jashtë. Ata thanë se nuk do të ikin më në vendet ku jetojnë dhe nga sheshi pa larguar Ramën nga zyra.

Më tej vijoi marshimi rrugëve të Tiranës. Vargu kilometrik kaloi si çdo natë nga Bashkia e Tirans, për të vijuar te Parlamenti, rruga e Elbasanit dhe Qyteti Studenti. Nga sheshi Demokracia ata thërritën në kor “Poshtë komunizmi” dhe “Edi Rama ka mbaru”.

Marshimi u kthye sërish në rrugën e Elbasanit për të mbyllur ditën e 22 të protestës në sheshin Skënderbej. Një pjesë e protestuesve ashtu si një natë më parë do të qëndrojnë para Kryeministrisë.

(Kosova Sot Online)