Vdekje e dyshimtë në Kaçanik

  • E.K /
  • 17 March 2021 - 09:17
 Vdekje e dyshimtë në Kaçanik

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij një burrë në rrugën “Qamil Ilazi” në Kaçanik.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Rr. Qamil Ilazi, Kaçanik 16.03.2021-NN. Është raportuar se ne shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor.  Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”

(Kosova Sot Online)