Krimi i organizuar dhe korrupsioni në Kosovë e ka zanafillën nga dështimi i drejtësisë për zbardhjen e vrasjeve politike “enigmatike” që po gjykohen në Gjykatën Speciale të Hagës!

Krimi i organizuar dhe korrupsioni në Kosovë e ka zanafillën nga dështimi i drejtësisë për zbardhjen e vrasjeve politike “enigmatike” që po gjykohen në Gjykatën Speciale të Hagës!

Hajrullah Tërnava

  • 17 March 2021 - 07:58

Shkruan: ANALIST- Hajrullah Tërnava

Situata e krijuar pas luftës e deri më tani, nëpër gjykatat kosovare, po flet vet, pasi që te gjithe pushtetaret ne institucionet shtetërore janë shafitur në krim të organizuar dhe korrupsion. Duhet ti përkujtojmë veprimet e këqija që nga çlirimi e deri më tani, sepse menjëherë mbas luftës pati shumë të vrarë shqiptar në kohën kur mendonim se u çliruam, edhe askush në asnjë rast nuk e zbardhi nga ato vrasje, qoftë edhe një të vetmin rast, dhe me këtë del shpjegimi se mbas luftës, edhe që u krijuan institucionet e reja, si ato të përkohshme por edhe pas pavarësisë, nuk patëm raste që të zbardhen rastet e vrasjeve, as me UNMIK-un, as me EULEX-in dhe as nga këto institucionet tona.

-Kur e kemi këtë pasqyrë para vetes, por edhe format tjera të krimit të organizuar dhe të korrupsionit po na del konstatimi se edhe ata që e qeverisën këtë vend pa e zbardhur asnjë rast, në kohëra të ndryshme dështuan, megjithëse kishin mbledhur fakte dhe argumente si dhe kishin informata për ato krime të kryera deri më atëherë, por konstatimi ishte se s’kishte kush ti gjykoj, sepse dihej mentaliteti i jonë shqiptar e sidomos ato lëvdatat se na e çliruam Kosovën, dhe kur ne popull u rritej ai lavd, nënkuptohej se për zbulimin zyrtar të krimeve dhe vrasjeve, ashtu si duhet, duhej edhe guximi për të hetuar dhe për të gjykuar.

Tani këtu vihen një pikëpyetje se kush do të guxonte ti dënoj ata urdhërdhënës të vrasjeve, të gjithë atyre vrasësve, e kur dihej se në ato poste janë emëruar njerëz të po atyre urdhërdhënësve që kanë dhënë urdhra për ti vra ata të ndjerët, prandaj jo rastësisht faktori ndërkombëtar e shpiku krijimin e Gjykatës Speciale, që e krijoj vetë Parlamenti i Kosovës e që të gjithë gjykatësit dhe prokurorët janë të huaj me seli në Hage, dhe duke i pasur në dispozicion shumë nga faktet e atyre vrasjeve. Tani në Hagë po hetohen e gjykohen ata të dyshuar, për të cilët supozohet se faktori ndërkombëtar, si UNMIK dhe EULEX-i gjatë qeverisjes së vendit tonë, kishin arritur për të mbledhë shumë fakte dhe dëshmi, prandaj ata më të dyshuarit tani janë duke u gjykuar në Hagë.

Nuk janë vetëm ata, ka edhe shumë të tjerë që do të shkojnë për tu gjykuar në Hagë, që do të përgjigjen për shume vepra të vrasjeve që kanë ndodhur në ato kohërat gjatë dhe pas luftës. Me që nga shpallje e Pavarësisë në vitin 2008, në poste të larta shtetërore janë emërua njerëz të dëgjueshëm dhe që kanë pasur urdhra që mos ti zbardhin kurrsesi ato vrasje, ata e kanë bërë këtë sepse ju ka konvenuar atyre që e udhëhiqnin shtetin, sidomos nëpër gjykata dhe prokurori, polici e shumë institucione tjera, prandaj këta e kanë pasur si detyrë vetëm të marrin rroga të majme dhe ti kryejnë punët sa për “sy e faqe” por asnjëherë pa guxua që ti zbardhin ato vrasje të bashkatdhetarëve tonë. Prandaj edhe kur bëhet fjalë për raste të zbardhjes së krimeve të renda dhe krimit të organizuar asnjë rast nuk është zbuluar deri më tani. Kur të filloj dënimi i argumentuar i atyre në Hage, dhe të tjerëve që duhet të shkojnë atje me shumicë, vetëm atëherë do të fillon të zgjidhet nyja e krimit.

Storja tjetër e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pritet të realizohet nga institucionet e shtetit tonë sepse qeveria në ardhje, nëse iu përmbahet premtimeve të dhënë se do ta lufton pa mëshirshëm çdo lloj të krimit, atëherë pa vonesë duhet ta fillon edhe reformimin dhe riorganizimin e sistemit të drejtësisë, për të mos pritur në pakufi. Me reformimin dhe pastrimin e institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovë do të fillon një etapë e re trimërimit të institucioneve që e luftojnë krimin dhe nga ai moment do të fillon edhe lufta e vërtetë ndaj të gjitha të këqijave që deri më tani as që është ndërmarr dikush me to.

Me reformimin e thellë të sistemit të drejtësisë pritet të nxirren e të mos “mrizojnë” nën hije të Gjykatave asnjë nga rastet që lidhen me krimin e organizuar, korrupsionit e format tjera kriminale, sepse nuk do të kemi tutje prokuror as gjykatës të ndikuar nga politika. Pas fillimit të punës së Qeverisë së re është momenti i fundit që, të emërohet një ministër të guximshëm të drejtësisë, për ndërtimin e politikave të reja të llogaridhënies dhe kontrollit, që të shkundet drejtësia Kosovare me themel, të reformohet e pastrohet nga lidhja me grupet e nëntokës kriminale që e kanë uzurpuar për gjithë këto vite dhe po e lënë shtetin e ri të Kosovës me damkë të zezë, për të cilat pasoja po mbetemi akoma shteti dhe populli i vetëm i izoluar në mes të Evropës.

Pa një luftim të sinqertë dhe burgosje te “peshqve të mëdhenj” Kosova kurrë nuk do të pastrohet nga krimi, për të na u hapur rrugët drejtë BE-së. Prandaj është urgjente dhe nevojë e dorës së parë e qeverisë së re luftimi i krimit të e organizuar dhe korrupsionit, sepse vetëm nëse luftohet sinqerisht krimi në përgjithësi na hapet rruga e liberalizimit të vizave dhe përshpejtohet edhe procesi i integrimit në BE.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".