Një mesazh telefonik alarmon Vjenën

  • 25 November 2015 - 14:15
Një mesazh telefonik alarmon Vjenën

Për shkak se një person shkruante në celularin e tij: scharf (ashpër), një udhëtar në metron U3 në Vjenë ka lajmëruar policinë nga frika se bëhej fjalë për ndonjë akt terrorist.

Frika e terrorizmit ka përshirë gjithë botën. Një udhëtar të hënën në mbrëmje në metron U3 në stacionin “Kardinal-Nagl-Platz” rreth orës 19.00  në Vjenë ka vrenjtur se si një burrë shkruante në celularin e tij fjalën: scharf (ashpër). Këtë mesazh telefonik udhëtari e ka menduar se bëhet fjalë për një bombë dhe menjëherë thërret policinë, njofton albinfo.ch.

Forcat e mëdha të policisë rrethojnë stacionin. Zyrtarët policorë e morën në pyetje të dyshuarin, por u konstatua se nuk kishte të bënte asgjë për ndonjë akt terrorist.