Kandidatët që i bëri të ditur AAK’ja për kryetar komunash

  • A.P /
  • 19 March 2021 - 20:56
Kandidatët që i bëri të ditur AAK’ja për kryetar komunash

Udhëheqja e Prishtinës ka qenë dy herë cak i synimeve të tij.


Por Besnik Tahiri, në vitin 2009, nga qytetarët e kryeqytetit kishte marrë vetëm 5.47 përqind të votave.

Kësaj gare i hyri edhe njëherë tjetër në vitin 2013.

Edhe këtu mori 4.38% të votave.

E këto zgjedhje lokale Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të kandidojë edhe njëherë për kryetar komune.

Por tani Tahiri ja ka msyrë Podujevës.

Ai thotë se ky ka qenë vendim i tij personal, e këtë kandidim e quan garën më të rëndësishme jetësore.

Por Tahiri thotë se as gara në Podujevë nuk do të jetë e lehtë.


Ky nuk është i vetmi që ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar komune. Njëjtë ka vepruar edhe Daut Haradinaj, i cili ditë më parë hoqi dorë nga pozita e tij e deputetit.

Sipas Tahirit kjo tregon përkushtim të partisë.

Zgjedhjet lokale pritet të mbahen në fund të këtij viti dhe partitë tashmë kanë nisur të diskutohen kandidaturat për komunat, ndonëse pritet zyrtarizimi i tyre.

(Kosova Sot Online)