Njerku në Prishtinë e bën për spital të miturën

  • G.G /
  • 20 March 2021 - 10:16
Njerku në Prishtinë e bën për spital të miturën

Një e mitur ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar fizikisht nga njerku i saj, shkruan Gazeta Express.

Sipas policisë viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

Për këtë rast është njoftuar QSP-ja dhe prokurori.

Njoftimi i plotë i policisë:

Prishtinë, 19.03.2021-12:20. Viktima femër kosovare (e mitur) ka raportuar se pas një mosmarrëveshje  është sulmuar fizikisht nga njerku i saj i dyshuari mashkull kosovar.  Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar QSP-ja dhe prokurori. 

(Kosova Sot Online)