Pronari i restorantit udhëton 6 orë për t’i gatuar klientes që po vdiste nga kanceri

  • S.A /
  • 20 March 2021 - 13:04
Pronari i restorantit udhëton 6 orë për t’i gatuar klientes që po vdiste nga kanceri

Një pronar i një restoranti në Baltimore të Shteteve të Bashkuara e voziti veturën gjashtë orë deri në Vermont për të gatuar për një grua që po vdiste, duke dëshiruar që t’i dërgonte brokoli të freskët për herë të fundit.

këtë muaj, Brandon Jones, 37 vjeç, i dërgoi letër përmes postës elektronike Steve Chu-s, bashëpronar i dy restoranteve në Baltimore, duke i treguar se nëna e tij vuan nga kanceri i pashërueshëm, por u tall se gjëja e fundit që ajo do të donte në shtratin e vdekjes ishte që të hante brokoli të përgatitur nga ky person.

Brandon e pyeti kuzhinierin nëse mund t’ia tregojë recetën e ushqimit në mënyrë që ta përgatiste atë bashkë me bashkëshorten, pasi shkoi për ta vizituar nënën, shkruan Daily Mail.

Megjithatë, Steve i la të shokuar kur bëri diçka të jashtëzakonshme. Ai, bashkë me një partner biznesi dhe një punëtor vendosën që të bëjnë një rrugë të gjatë për të shkuar te shtëpia e zonjës së sëmurë, në mënyrë që ajo ta hante të freskët ushqimin e përgatitur.

Pasi arritën te shtëpia e gruas, ata nxorën enët në rimorkion e veturës dhe e përgatitën ushqimin e preferuar të saj. Më pas, ia dërguan para derës së shtëpisë.

Posa e hapi derën, gruaja e njohu aromën e ushqimit dhe u duk shumë e kënaqur. “Nuk po kuptoj, ju keni bërë tërë atë rrugë që të gatuani për mua”, tha ajo, duke mos u besuar syve.

 

(Kosova Sot Online )