Në ditën kur votohet Qeveria e re, dy ministra të vjetër vendosin të japin dorëheqje

  • G.G /
  • 22 March 2021 - 10:01
Në ditën kur votohet Qeveria e re, dy ministra të vjetër vendosin të japin dorëheqje

Besnik Tahiri dhe Besian Mustafa kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre në Qeverinë në detyrë në ditën kur pritet të votohet Qeveria e re në krye me Albin Kurtin. 

Sipas vendimeve të nënshkruara nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, Besnik Tahiri jep dorëheqje nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit në Detyrë të Punëve të Jashtme.

Besian Mustafa ndërkaq, në vendim thuhet se është liruar nga detyra e ministrit në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

(Kosova Sot Online)