Fillon seanca konstituive e Kuvendit

  • E.K /
  • 22 March 2021 - 10:34
Fillon seanca konstituive e Kuvendit

Ka filluar në Kuvend të Kosovës seanca konstituive e legjislaturës së tetë.

Kjo seancë po udhëhiqet nga deputeti më i vjetër që vjen nga radhët e LVV-së, Avni Dehari.

Sipas agjendës, fillimisht do të formohet komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, dhënia e betimit të deputetëve, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë si parti e parë nga zgjedhjet e 14 shkurtit në koalicionin që kanë pasur me Listën “GUXO” të Vjosa Osmanit.

Rrjedhimisht, të njëjtëve iu takon që të propozojnë edhe personin që do ta udhëheqë Kuvendin e Kosovës në legjislaturën e re.

Deri më tani është bërë e ditur se në këtë pozitë do të propozohet Glauk Konjufca.

Pak orë më vonë ndërkaq pritet të thirret seanca për votimin e Qeverisë.

(Kosova Sot Online)