Mbushet salla e Kuvendit, deputetët e Vetëvendosjes ulen përballë foltores

  • E.K /
  • 22 March 2021 - 10:23
 Mbushet salla e Kuvendit, deputetët e Vetëvendosjes ulen përballë foltores

Salla kryesore e Kuvendit të Kosovës është mbushur me deputetë të zgjedhur, të cilët pritet të betohen dhe t’i marrin zyrtarisht mandatet e përfaqësuesve të popullit.

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje pritet të zgjidhet kryetar i organit më të lartë ligjvënës të shtetit.

Ballina e ulësve përballë foltores së Kuvendit është mbushur me deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës së Vjosa Osmanit.

(Kosova Sot Online)