Paralajmërohet prill i rëndë për këtë vend

  • E.K /
  • 24 March 2021 - 11:56
 Paralajmërohet prill i rëndë për këtë vend

Muaji i radhës do të jetë “ferr” për sistemin spitalor francez për shkak të valës së tretë të pandemisë Covid-19.

Kjo u deklarua sot nga shefi i departamentit të kujdesit intensiv të një spitali të Parisit, Jean-Francois Timsey.

Në të njëjtën kohë, ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin tha se Franca do të përballej me disa javë të vështira për shkak të përhapjes së re të virusit Covid-19, e cila e nxiti qeverinë që ta vendos një izolim të ri në disa pjesë të vendit, raporton Reuters.

“Kemi disa javë më të vështira përpara”, i tha Darmanin televizionit BFM.

(Kosova Sot Online)