Policia aksion për parandalimin e trafikimit me armë

  • E.K /
  • 25 March 2021 - 09:18
 Policia aksion për parandalimin e trafikimit me armë

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion, i cili ndërlidhet me parandalimin e trafikimit me armë dhe veprimtari të tjera kriminale.

Lajmin e kanë konfirmuar nga zyra për media e Policisë.

“Sot në orët e hershme të mengjesit Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka filluar realizimin e një operacioni policor, i cili ndërlidhet me parandalimin e trafikimit me armë dhe veprimtari të tjera kriminale.

Operacioni policor i cili përfshinë disa lokacione të ndryshme, po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorin kompetente. Pas përfundimit të operacionit, do të jepen informacione shtesë”, kanë thënë nga policia.

(Kosova Sot Online)