Kryeministri dhe Presidenti i shtetit për herë të parë të punësuar për ti shërbyer popullit, opozita ta jep mbështetjen pa obstruksione

Kryeministri dhe Presidenti i shtetit për herë të parë të punësuar për ti shërbyer popullit, opozita ta jep mbështetjen pa obstruksione
Kryeministri dhe Presidenti i shtetit për herë të parë të punësuar për ti shërbyer popullit, opozita ta jep mbështetjen pa obstruksione

Dr. Hysni Aliu

  • 25 March 2021 - 07:55

Shkruan :ANALIST - Hysni Aliu

Qeveria Kurti 2, është një mesazh për të gjitha partitë në Kosovë, se populli i Kosovës është vetëdijesuar dhe nuk ka më të preferuar në politikë por votën e jep në bazë të punës që bënë individi dhe partia për të mirën e popullit. Nga tani, populli i Kosovës edhe praktikisht është shndërruar në një punëdhënës për qeveritarët e jo si më herët si shërbëtorë i tyre. Këtë mesazh duhet ta kuptojnë mirë edhe këta që sot janë në opozitë, pore edhe këta që posa filluan qeverisjen.

Pas formimit të qeverisë, vendi ka nevojë edhe për zgjedhjen e presidentit dhe në lidhje me këtë çështje nevojitet përgjegjësi e madhe nga të gjitha partitë politike. Mesazhi i vendeve të Kuintit, në lidhje me këtë çështje është më se i qartë.

Askush, për mendimin tim, nuk ka të drejtë që si deputet, me mospjesëmarrjen e tij apo saj në seancë të pamundësoj zgjedhjen e presidentit të vendit, dhe në këtë mënyrë të dëmton rëndë proceset që sapo kanë filluar. Secili duhet ta jap votën pro ose kundër apo abstenim në bazë të bindjes se vetë. Çdo veprim i gabuar i çdo individi apo partie politike në këtë drejtim do të sanksionohet me votën e popullit. Procese të mëdha janë duke ndodhur në botë dhe Ballkan, si rrjedhojë as ne as miqtë tanë, nuk kemi kohë për të humbur. Miqtë tanë perëndimor, do ta dënojnë, në mënyrën që ata dinë, çdokënd që pengon proceset e ardhshme rreth Kosovës dhe për Kosovën. Ne si komb shqiptare, me ardhjen në pushtet të administratës Biden, kemi një seancë unike për tu ngritur në nivelin ku e meritojmë.

Gjëra të mëdha janë duke ndodhur, shqiptarët si komb janë duke u përkrahur në aspiratat e tyre legjitime për integrim në BE si kurrë më parë!! Avancimi i Shqipërisë në këtë aspekt është sinjali më i mirë i mundshëm. SHBA dhe BE e kanë kuptuar tani më që forcimi i kombit shqiptar në Ballkan është përgjigjja më adekuate e mundshme për aspiratat e Rusisë, Kinës dhe kolonisë së tyre në Ballkan- Serbisë. Pra, po fryjnë erëra të tjera, po fillon integrimi i Bosnjës në NATO, dhe gjithashtu ka filluar një integrim gradual edhe i Kosovës në NATO, së pari duke e futur brenda nëpërmes të një dere të vogël. Rusia, ka kërcënuar me acarim të raporteve më perëndimin, si pasoj e sanksioneve, dhe ky acarim pritet të shihet edhe në Ballkan, aty ku mundë të veproj Rusia por edhe në vendet e saj fqinjë.

Si rrjedhojë, bota nuk ka kohë të humbë dhe të merret me interesat e atyre që robëruan vendin e vetë për 20 vite, pore donë pune dhe marrëveshje e bashkëpunim. Për 20 vite, ne s' kemi pasur udhëheqës që ju besojmë, përjashto këtu ish presidentin Rugova, në të cilin populli me shumicë ka besuar. Tani për herë të parë kemi kryeministër në të cilin beson mbi 50 % e popullit, dhe si rrjedhojë duhet të ketë edhe kryetare shteti në të cilin besojmë. Znj. Vjosa Osmani, e ka marr votën e shumicës, e ka votën edhe të shumicës së votueseve të LDK-së por edhe të VV-së, andaj si një udhëheqëse e besueshme për popullin ajo duhet të votohet. Kjo do ti ndihmonte edhe proceset e negociatave me Serbinë, sepse ne si popull do të ju besojmë marrëveshjeve të cilat këta dy individ, Z. Kurti dhe znj. Osmani do i negociojnë.

Në anën tjetër, nëse partitë opozitare shohin larg, ato duhet ta kuptojnë, që zgjedhja e znj. Osmani presidente, do ta dëmtonte më së shumti pozitën e jo opozitën siç mendon dikush, sepse kjo zgjedhje do e pamundësonte ngritjen e listës Vjosa apo partisë së mundshme të formuar nga znj. Osmani. Formimi dhe ngritja e partisë së znj. Osmani, do ta dëmtonte më së shumti LDK-në por edhe partitë tjera, sepse VV dhe partia e Vjosës do të forcoheshin edhe më shumë dhe LDK me PDK në do të shkonin kah zhdukja. Zgjedhja e znj. Vjosa Osmani, presidente, dhe mos pjesëmarrja e saj direkët në qeverinë Kurti, do ta dobësonte edhe qeverinë Kurti, sepse kjo qeveri do të ishte shumë më e fortë me znj. Osmani brenda saj. E kam përcjellë një debat televiziv para zgjedhjeve, ku pjesëmarrës ishin znj. Osmani dhe z. Kurti, ku shihej qartë që këta dy prijës e plotësonin njëri tjetrin me ide me vizion dhe substancë që ndërlidheshin me politikën e brendshme dhe të jashtme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".