I riu amerikan u fsheh nën shtratin e një vajze tri javë, e gjen nëna e saj

  • E.K /
  • 25 March 2021 - 12:35
 I riu amerikan u fsheh nën shtratin e një vajze tri javë, e gjen nëna e saj

Një djalë 20-vjeçar nga Ohio i Shteteve të Bashkuara është akuzuar për dhunimin seksual të një vajze adoleshente dhe për fotografimin e saj kur ka qenë e zhveshur gjatë kohës sa ka qëndruar nën shtratin e saj për tri javë.

Jaret Wright nga Baerberton u akuzua javën e kaluar për tri akuza të dhunimit dhe një për prodhimin e materialeve pornografike me fëmijë, sipas të dhënave të policisë lokale.

Djali u njoftua me viktimën në Instagram. Ai e mbante me forcë dhe e detyronte që të kryente marrëdhënie seksuale me të, raportuan mediet lokale, duke i cituar dokumentet e gjykatës. Autoritetet nuk e zbuluan moshën e saktë të vajzës, por thanë se ajo është mes moshës 13 dhe 18-vjeçare.

Nëna e vajzës nuk ishte e vetëdijshme se i dyshuari po jetonte në shtëpinë e tyre, tha Zyra e Prokurorisë në rajonin Hamilton. Sipas njoftimit, nëna zbuloi pas tri javësh se Wright ishte “duke jetuar” nën shtratin e vajzës së saj.

Prokurorët thanë se adoleshentja e dinte se djali ishte qëndronte nën shtratin e saj, shkruan Fox News.

Nuk është e qartë nëse vajza e ka ftuar djalin që të qëndrojë në shtëpinë e saj apo nëse djali ka dalë ndonjëherë nga shtëpia gjatë tri javëve gjatë të cilave autoritetet thanë se ai ka jetuar në këtë shtëpi.

(Kosova Sot Online)