Në Kamenicë djali e bën për spital babanë

  • E.K /
  • 26 March 2021 - 10:33
Në Kamenicë djali e bën për spital babanë

Një person e ka sulmuar fizikisht babanë e tij në Kamenicë.

Sipas policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor teksa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur dje.

“Kamenicë, 25.03.2021-09:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti  pas një fjalosje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar –babain e tij me ç’ rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)