Albin Kurti sot mbledh Qeverinë

  • E.K /
  • 26 mars 2021 - 11:22
Albin Kurti sot mbledh Qeverinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të mbledh sot Qeverinë në orën 16:00. Lajmi është bërë i ditur nga zyra për media e kryeministrisë.

Fillimisht në njoftimin e parë të dërguar për media, mbledhja e Qeverisë s’ka qenë fare në agjendën e kryeministrit, megjithatë pas më shumë se dy orësh, ZKM ka njoftuar se agjendës së Kurtit do t’i shtohet edhe një pikë, ajo e mbledhjes së Qeverisë.

Nuk janë dhënë ndërkohë informacione të tjera rreth arsyeve të kësaj mbledhje të Qeverisë së Kosovës.

Kurti aktualisht është duke qëndruar në Rahovec, ku do të vizitojë Krushën e Vogël dhe Krushën e Madhe për homazhe, dhe gjithashtu do të vizitojë Kompleksin Memorial të familjes Berisha në Komunën e Suharekës.

(Kosova Sot Online)