Dy trena përplasen mes vete, 32 të vdekur

  • E.K /
  • 26 March 2021 - 14:24
 Dy trena përplasen mes vete, 32 të vdekur

Dy trena të udhëtarëve janë përplasur mes vete në pjesën jugore të Egjiptit, duke lënë të vdekur 32 persona e mbi 60 të tjerë të lënduar, njoftuan autoritetet shëndetësore.

Dhjetëra autoambulanca shkuan me shpejtësi në vendin e aksidentit në provincën Sohag, mbi 450 kilometra në jug të kryeqytetit Kairo, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Mediet lokale publikuan video të disa vagonëve të kthyer mbrapsht, ndërsa udhëtarët ishin të ngujuar brenda tyre, shkruan Daily Mail.

Disa viktima u panë se janë pa vetëdije, ndërsa të tjerëve u rridhte gjak nga trupi. Njerëzit që ishin jashtë trenit i nxorën trupat dhe i lanë në tokë. Aksidenti ndodhi mes Dafan Al-Sawam dhe qytetit Tahta.

Autoritetet lokale shëndetësore kanë dërguar 49 autoambulanca në vendin e ngjarjes. Spitalet e rajonit kanë shpallur gjendje emergjente për t’u përgatitur për pranimin e personave të lënduar nga ky aksident i rëndë.

Egjipti viteve të fundit është përballur me disa aksidente vdekjeprurëse me trena. Shkaktarët e këtyre aksidenteve janë infrastruktura jo e duhur dhe mirëmbajtja e dobët e hekurudhave. Vetëm gjatë vitit 2017, të dhënat zyrtare tregojnë se në Egjipt kanë ndodhur 1.793 aksidente me trena.

(Kosova Sot Online)