Vjosa Osmani për vdekjen e Rasim Thaçit: Sot Kosova u varfërua, mbeti pa ikonën e humorit

  • E.K /
  • 26 March 2021 - 14:04
 Vjosa Osmani për vdekjen e Rasim Thaçit: Sot Kosova u varfërua, mbeti pa ikonën e humorit

Deputetja Vjosa Osmani ka reaguar pas vdekjes së humoristit Rasim Thaçi-Cima, në moshën 71-vjeçare.

Osmani në rrjetin social “Facebook”, shkroi se Kosova sot është varfëruar pasi ka mbetur pa ikonën e humorit.

” Me pikëllim të thellë sot pranuam lajmin e ikjes së aktorit dhe humoristit të madh Rasim Thaçi-Cima. Sot Kosova u varfërua, mbeti pa ikonën e humorit, aktorin dhe njeriun e mirë që na fali shumë kujtime”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë i saj:

Me pikëllim të thellë sot pranuam lajmin e ikjes së aktorit dhe humoristit të madh Rasim Thaçi-Cima. Sot Kosova u varfërua, mbeti pa ikonën e humorit, aktorin dhe njeriun e mirë që na fali shumë kujtime. Humori i tij ishte dritë edhe në ditët tona më të errëta, ishte rezistencë ndaj sistemit shtypës, ishte shpresë për ditë më të mira!Ai na bëri të qeshim gjithë jetën e tij. Ne sot jemi të pikëlluar, sepse ikja e Cimës do ta lë një zbrazëtirë të madhe. Por, ne do ta kujtojmë përherë me mall humorin e tij!Ngushëllime familjes, miqve, kolegëve dhe gjithë popullit të Kosovës!

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/287319912752555

(Kosova Sot Online)