Po vjen dekada e re e ndryshimit, partitë politike të lidhura me krimin do të shemben si lodra fëmijësh- si kullat prej letre

  • 29 March 2021 - 13:35
Po vjen dekada e re e ndryshimit, partitë politike të lidhura me krimin do të shemben si lodra fëmijësh- si kullat prej letre

Shkruan: ANALIST-Hajrullah Ternava

Me këto zgjedhjet e fundit po dëshmohet se po ndryshojnë gjërat kur është fjala edhe për partitë politike, kësaj situate i kanë kontribua koha e gjatë e dominimit të partive të mëdha te tejinkriminuara , që ishin në pushtet nga çlirimi e deri me tani, dhe me mos aftësitë e tyre të qeverisjes pozitive që Kosovën e kanë sjell në një situatë të pa lakueshme, sa që popullata s’po sheh kurrfarë perspektive për të jetuar në Kosovë. Tash të mos përmendim një nga një keqpërdorimet e atyre që ishin në postet më të larta të shtetit dhe që u bënë pjesë e krimit, që e keqpërdorën besimin që ua tregoj populli me vite të tëra, kurse ata përfituan për veti dhe familjarët e tyre dhe me tenderomanit ia arritën që të pasurohen skajshmërish. Prandaj tani elektorati po donë ndryshime, nuk po mundë të duron më me ato mashtrime nga ata që iu besuan deri më tani.

Image
Hajrullah Ternava

 

-Ka ardhur koha që përfundimisht të defaktorizohen ato parti që ishin në pushtet të deri tashëm, dhe të shpërbehen duke u shembur sikur lodrat e vjetra, si kulla prej letrës, dy partitë më të mëdha që e dominuan skenën politike deri në zgjedhjet e fundit, PDK dhe LDK, kurse pas debaklit të 14 shkurtit, ka plasur sherri duke kërkuar fajtor me emër të përveçëm për rrezikun e madh nga “tërmeti ri që do ta pësojnë edhe në zgjedhjet vijuese. Në LDK kanë filluar përplasjet e ashpra rreth pozicionimit lidhur me zgjedhjen e presidentit të shtetit, dhe gjetjen e fajtorit për futjen e përçarjeve në parti nga klanet e gardës se vjetër.

E derisa në LDK janë riparuar dosido me zgjedhjen e shpejtë të kryesisë së re, në PDK po vazhdon lufta e ashpër në kërkim të llogaridhënies, për humbjen e madhe, duke kërkuar dorëheqjen e kryetarit të lënë “amanet “ nga Kadri Veseli ku strukturat e SHIK-ut ilegal po vazhdojnë të rezistojnë akoma fuqishëm përballë kërkesave për ndryshim dhe reformim. Te berat e deri tashme te këtyre partive ne pushtet, është lidhja e këtyre partive me krimin e organizuar çmimi që po e paguajnë tani, dhe do të vazhdojnë edhe më tutje të dekompozohen, duke paguar kështu faturën e shtrenjtë të bashkëjetesës së tyre prej dy dekadave me krimin që vet me mbështetje te SHIK-ut ilegal e instaluan SHIK-istet e inkriminuar në kupolën e shtetit.

Edhe partitë tjera ma te vogla sikur NISMA qe nuk e kaloj pragun, AKR qe u shkri në LDK dhe AAK qe i fitoj vetëm rreth 7% eshte ne zhbërje e sipër e sidomos kur ne komunën qe e kane qeverisur një kohe te konsiderueshme Obiliqin, dhanë dorëheqje me kryetar dhe asamblistët e kësaj partie, sepse ne këto zgjedhje u pa qe elektorati tani eshte zgjua dhe po donë ndryshime, dhe tani po donë me e provua ne qeverisje LVV me Listën Vjosa, e qe ne këto zgjidhje u pa se gati ne te gjitha komunat i fitoj votat bindshëm, dhe nëse edhe ne zgjedhjet lokale i fiton zgjedhjet sikur ne këto qendrore, atëherë ndryshimi i madh do te ndodhe ne tere Kosovën, prandaj Qeverisjen Kurti e presin angazhime dhe reforma te mëdha ne institucionet e vendit, dhe luftimi i shume te këqijave qe i kane ndodhur këtij shteti qe nga çlirimi e deri me tani, dhe një luftim serioz i te këqijave, Qeverisja Kurti një kohe te gjate do e qeveris këtë vende, dhe nëse do te qeveriset mire, atëherë Kosovës do ti hapen rrugët drejte BE, dhe Kosova atëherë do ti përngjaj një shteti te vërtetë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".