Rrëzohet një helikopter rus në Siberi, 10 të vdekur

  • 26 November 2015 - 10:44
Rrëzohet një helikopter rus në Siberi, 10 të vdekur

Një helikopter rus që transportonte punëtorët në fushat e naftës, u rrëzua në Siberinë lindore duke shkaktuar vdekjen e dhjetë udhëtarëve dhe plagosje e 15 të tjerëve.

Helikopteri Mi-8 u ngrit nga Igarka në rajonin Krasnoyarsk dhe u rrëzua dy kilometra më larg përgjatë lumit Yenisei.

Ai mbante punëtorët në fushën e naftës dhe gazit në Vankor, ku në dimër mund të arrihet vetëm me helikopter, duke bërë ulje mbi lumin e ngrirë, raporton Anadolu Agency (AA).

Mediat ruse citojnë një prokuror i cili tha se në aksidentin që ndodhi të enjten, u vranë dhjetë persona dhe se 15 prej tyre u plagosën. Hetuesit janë ende duke u përpjekur për të përcaktuar shkakun e rrëzimit të helikopterit, i cili është në pronësi të kompanisë ajrore Turukhan.