Avdullah Hoti pas letrës së Blinken për Vuçiqin: Rugova para 30 vjetësh na ka thënë ta ruajmë miqësinë speciale me SHBA’në

  • E /
  • 31 March 2021 - 11:52
 Avdullah Hoti pas letrës së Blinken për Vuçiqin: Rugova para 30 vjetësh na ka thënë ta ruajmë miqësinë speciale me SHBA’në

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se miqësinë me SHBA-në duhet ruajtur dhe këtë e ka thënë ish-presidenti Rugova para 30 vitesh. Ai ka përmendur letrën e Sekretarit të Shtetit Blinken ndaj Serbisë që të përmbyllë marrëveshjen me Kosovën me njohje reciproke.

Tutje, Hoti ka thënë se gjatë qeverisjes së tij rifillimi i Dialgout është bërë për marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke.

Postimi i tij i plotë:

Në linjë me deklarimin e Presidentit Biden, Sekretari i Shtetit Blinken i kërkon prapë Serbisë të përmbyllë marrëveshjen me Kosovën me njohje reciproke.

Këta janë miqtë e vërtetë të Kosovës. Duhet ta ruajmë miqësinë speciale me SHBA-të. Presidenti Rugova, një burrështetas vizionar e ka thënë këtë para 30 vitesh.

Dialogu është ri-filluar mbi parime të qarta në Qeverinë e kaluar – dialog vetëm për marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke, pa u cenuar karakteri unitar i shtetit të Kosovës dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës.

Mbi këto parime kemi fituar mbështetjen e partnerëve tanë për këtë proces.

(Kosova Sot Online)