Të miturës serbe ia keqpërdorin Facebook-un, publikojnë fotografi të saj
Një serbe e mitur ka raportuar në Policinë e Kosovës e të dyshuar të panjohur kanë ndërhyrë në faqen e saj në rrjetin social Facebook dhe aty kanë publikuar disa foto.
Ngjarja ka ndodhur para katër ditëve në Leposaviq, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Sipas viktimës profili i saj në rrjetin social është joaktiv, por të dyshuarit të njëjtin e kanë keqpërdorur.
(Kosova Sot)