Në aeroportin “Adem Jashari” një burri i gjendet elektroshok në valixhe gjatë kontrollit

  • E.K /
  • 01 April 2021 - 09:44
Në aeroportin “Adem Jashari” një burri i gjendet elektroshok në valixhe gjatë kontrollit

Një burri i është gjetur dhe konfiskuar një elektroshok gjatë kontrollit të valixhes së tij në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

“ANP Adem Jashari 31.03.2021 – 03:00. Raportohet se të dyshuarit  mashkull kosovar, në ANP, në shkuarje gjatë kontrollit në valixhen e tij i është gjetur dhe konfiskuar një elektroshok . Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)