E turpëruar nga krimet e babait, vajza e Millosheviqit ik nga Serbia: Sot jeton shumë afër Kosovës, kurrë nuk del jashtë shtëpisë (Foto)

  • G.G /
  • 01 April 2021 - 12:11
E turpëruar nga krimet e babait, vajza e Millosheviqit ik nga Serbia: Sot jeton shumë afër Kosovës, kurrë nuk del jashtë shtëpisë (Foto)

Marija Millosheviç, 53 vjeç, vajza e kasapit që bëri kërdi në Kosovë gjatë liftës Slobodan Millosheviç, jeton në një shtëpi të mbyllur në Cetinje në Mal të Zi dhe pothuajse kurrë nuk del jashtë.

Sipas fqinjëve, as të afërmit e saj nuk e vizitojnë.

“Maria është në shtëpi, por ajo nuk po del. Është një burrë që e ndihmon atë, quhet Toto, por ai tani ka shkuar në Rusi me vëllain dhe nënën”, një nga fqinjët një herë u tha mediave.

Shumë prej tyre janë të bindur se ajo u tërhoq, duke vuajtur për babanë e saj, dhe siç thonë ata, situata nuk ka ndryshuar që kur nëna e saj vdiq.

“Maria është mbështjellë me të zeza që kur vdiq Slobo. Ajo nuk është më e njëjta grua. Ju po e kërkoni kot, ajo i përzuri të gjithë të afërmit e saj nga porta. Ajo thjesht nuk dëshiron të flasë me askënd”

Vajza e kasapit të Ballkanit, kurrë nuk ngre blindat ose del në oborr. “Ka frikë se e fotografon dikush”, thonë ata.

(Kosova Sot Online)