Facebook bllokon “zërin e Trump”

  • G.G /
  • 01 April 2021 - 12:58
Facebook bllokon “zërin e Trump”

Facebook ka hequr një video të ish-presidentit amerikan Donald Trump nga faqja e ish-bashkëshortes së tij Lara Trump.

Gjiganti i mediave sociale ndaloi ish-presidentin të postonte video si dhe shkrime nga platforma e tij në janar pas trazirave të zhvilluara nga mbështetësit e Trump në ndërtesën e Kapitolit në Uashington.

Lara Trump, një bashkëpunëtore e re e Fox News, postoi një video të saj duke intervistuar Trump për një sërë çështjesh. Ajo më vonë postoi një screenshot të një emaili që mori nga Facebook duke e paralajmëruar atë për ndalimin.

“Në përputhje me bllokimin që është vendosur në llogaritë e Donald Trump në Facebook dhe Instagram, përmbajtja e mëtejshme e postuar me zërin e Trump do të hiqet dhe do të rezultojë në kufizime shtesë në llogari”, bëhet me dije përmes një email të publikuar nga “Katelyn”.

(Kosova Sot Online)