QKUK dhe spitalet rajonale mbushen me pacientë, 900 të hospitalizuar

  • E.K /
  • 01 April 2021 - 15:13
 QKUK dhe spitalet rajonale mbushen me pacientë, 900 të hospitalizuar

Bazuar në raportin e sotëm, në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë duke u trajtuar 900 pacientë.

Nga kjo shifër, 749 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, të tjerët janë të dyshuar, në pritje të rezultateve.

“33 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore

707 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë

Në QKUK janë të shtrirë 364 pacientë

15 prej tyre në gjendje të rënduar

323 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë

320 me oksigjeno-terapi”, njofton SHSKUK.

Numri I pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive 115 pacientë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive) 85 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno)  49 pacientë

Klinika e Pulmologjisë me 86 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 15 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 11 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 3 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 536 pacientët

“18 prej tyre në gjendje të rënduar

433  të konfirmuar pozitivë

387 me oksigjeno-terapi”.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit,122 pacientë

Spitali i Gjakovës,95 pacientë

Spitali i Pejës , 83 pacientë.

Spitali i Gjilanit, 106 pacientë

Spitali i Ferizajt, 66 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 42 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 22 pacientë

(Kosova Sot Online)