Fillon vaksinimi i personelit shëndetësor në Vushtrri, Tahiri fton personat mbi 65 vjeç të lajmërohen në QMF-të

  • E.K /
  • 02 April 2021 - 13:45
 Fillon vaksinimi i personelit shëndetësor në Vushtrri, Tahiri fton personat mbi 65 vjeç të lajmërohen në QMF-të

Ka filluar sot vaksinimi i personelit shëndetësor në Vushtrri.

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka qenë prezent në kohën kur ka filluar vaksinimi i stafit mjekësor.

“500 vaksina janë në dispozicion për stafin e QKMF-së dhe Spitalit ‘Sheikh Zayed’. Ekipet e QKMF po administrojnë me profesionalizëm procesin. Fillimi i vaksinimit shënon fillimin e fundit të pandemisë! Ftoj të gjithë qytetarët e Vushtrrisë mbi moshën 65 vjeç të lajmërohen në qendrat mjekësore në lokalitetin e tyre e të regjistrohen për marrje të vaksinës”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se kur të vijnë vaksinat, qytetarët mbi moshën 65 vjeç që lajmërohen në qendrat e mjekësisë familjare, sipas radhës do të ftohen për të marrë vaksinën.

” P.S unë nuk e mora sot vaksinën, do ta marr vaksinën kur të më vie radha, tani është radha e stafit mjekësor”, shkroi Tahiri.

https://www.facebook.com/xhafertahiriofficial/posts/1650176791846194

(Kosova Sot Online)