Krasniqi paralajmëron bllokim të nismës së VV: Opozita të marrë pjesë në seancë

  • A.P /
  • 02 April 2021 - 21:45
Krasniqi paralajmëron bllokim të nismës së VV: Opozita të marrë pjesë në seancë

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka shpjeguar procedurat për miratimin në procedurë të shpejt të Ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Thotë se opozita duhet të marrë pjesë në seancë në mënyrë që të mos lejojë kalimin e këtij ndryshimi.

“Do të ishte gabim nëse opozita nuk merr pjesë. Për të votuar me procedura të përshpejtuara, siç po tentohet, këtë ligj, duhet që të votojnë 2/3 e deputetëve të pranishëm. Për shkak se këtu shmanget rregullorja e punës”, tha Krasniqi.

“Nëse marrin pjesë 120 deputetë atëherë duhet të jenë 80 deputetë të pranishëm. Nëse marrin pjesë vetëm 60 – 70 deputetë atëherë 2/3 e atyre deputetëve  mund të kalohet në procedura të përshpejtuara”, theksoi Krasniqi.

“Nëse opozita merr pjesë me të gjithë numrat që i kanë atëher nuk do të munden sot të miratojnë këtë ligj për shkak se nuk i kanë 80 vota për ta kaluar me procedurë të përshpejtuar këtë ligj dhe bllokohet veç në start. Do të ishte gabim strategjik  nëse opozita nuk merr pjesë sot në Kuvend. Duhet të marrë pjesë dhe të votojë kundër ndryshimeve”, shpjegoi Krasniqi.


(Kosova Sot Online)