Opozita futet në Kuvend për të votuar propozimin për ndryshmin e Ligjit për Zgjedhje

  • A.P /
  • 02 April 2021 - 21:48
Opozita futet në Kuvend për të votuar propozimin për ndryshmin e Ligjit për Zgjedhje

Deputetët e partive opozitare, PDK, LDK dhe AAK, janë futur tashmë në sallën e Kuvendit që është thirrur për t’u votuar ndryshim i Ligjit për Zgjedhje. Në sallën e Kuvendit aktualisht janë 40 deputetë nga opozita.

Partitë opozitare pritet të votojnë kundër këtij ligji. Enver Hoxha i PDK’së ka thënë se me këtë veprim Kurti po tenton të ngulfat demokracine.

Ndërsa i pari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Kurti tentoi ta shantazhojë opozitën. Ai gjithashtu tha se nëse Kurti nuk e heq këtë propozim, i pari i qeverisë po e çon vendin në zgjedhje.

Vetëvendosje ka refuzuar këtë kërkesë të Abdixhikut dhe po vazhdon me tentativën për të kaluar këtë ligj.


(Kosova Sot Online)