E zbulon Rrustemi i Vetëvendosjes: Si tentoi VV’ja që t’ia mundësojë Kurtit kandidimin para shtatorit përmes Ligjit për Zgjedhje

  • S.A /
  • 03 April 2021 - 08:07
E zbulon Rrustemi i  Vetëvendosjes: Si tentoi VV’ja që t’ia mundësojë Kurtit kandidimin para shtatorit përmes Ligjit për Zgjedhje

Lëvizja Vetëvendosje e ka pranuar se kishte tentuar të ndryshonte nenin për kandidim të personave të dënuar, në kuadër të ndryshimeve që i propozoi te Ligji për Zgjedhjet.

Adnan Rrustemi nga kjo parti ka thënë se “kjo s’është ndryshim por është harmonizim me nenin 70 të Kushtetutës së Kosovës.

“Ne kemi qenë të bindur që vendimi i KQZ-së për të penguar kandidimin e Kurtit e Haxhiut, ka qenë i padrejtë. Ne s’kemi bërë kurrfarë ndryshimi, përveçse kemi marrë një nen të kushtetutës që flet për kufizimin për situatën kur deputeti humb mandatin. Është komplet ky paragraf ku thotë se personat e dënuar me një vit e më shumë burg në tri vitet e fundit nuk mund të kandidohen. Kushtetuta e konstaton se një i tillë humb mandatin”, ka thënë ai në Interaktiv.

Ndryshe, në zgjedhjet e 14 shkurtit, në listën e Vetëvendosjes nuk u lejuan të përfshiheshin disa kandidatë për deputetë duke u bazuar në aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese me të cilën i ndalohej kandidimi personave të dënuar për vepër penale me vendim të prerë në tri vitet e fundit.

Nëse mbahen zgjedhjet para shtatorit, Kurti sërish s’mund të certifikohet.

(Kosova Sot Online )