Mblidhet Kryesia e Kuvendit, të pranishme të gjitha partitë

  • E.K /
  • 03 April 2021 - 15:13
 Mblidhet Kryesia e Kuvendit, të pranishme të gjitha partitë

Është mbledhur kryesia e Kuvendit të Kosovës, teksa të gjitha partitë janë të pranishme në mbledhje.

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza dhe Abelard Tahiri, Shef i Grupit Parlamentar të kësaj partie kanë arritur në Kuvend për të marrë pjesë në mbledhjen e thirrur të kryesisë në ora 15:00.

Poashtu edhe nënkryetari Kujtim Shala nga radhët e LDK-së dhe Shefi i GP të kësaj partie Arben Gashi kanë arritur në Kuvend.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës u mblodh në orën 15:00, ku pritet caktimi i seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit.

Kjo është konfirmuar nga Kuvendi përmes një komunikate për media.

“1.      Kërkesa e 41 deputetëve për thirrjen e Seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të Republikës  së Kosovës”, është pika e vetme e rendit të ditës.

(Kosova Sot Online)