Ambasadori italian iu bën thirrje të gjitha partive të marrin pjesë në seancën për votimin e presidentit

  • E.K /
  • 03 April 2021 - 18:06
 Ambasadori italian iu bën thirrje të gjitha partive të marrin pjesë në seancën për votimin e presidentit

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka kërkuar prezencën e të gjitha subjekteve politike në seancën që do të mbahet për votimin e presidentit.

Orlando ka kërkuar që të mos bojkotohet seanca, si dhe që të vendoset përpara interesi i shtetit përpara interesave personal. Ai këto deklarime i ka bërë në llogarinë e tij në ‘Twitter’.

“Siç kam thënë më parë, tash është koha që të gjitha partitë dhe deputetët të veprojnë me përgjegjësi, të vendosin interesin e vendit para gjithçkaje duke marrë pjesë në proces. Bojkotimi nuk do t’i sjellë dobi askujt”, deklaroi ai.

Tutje, ai ka bërë me dije se është duke shkuar për në Kuvend, që ta ndjekë seancën për votimin e presidentit.

Seanca pritet të mbahet nga ora 18:00.

(Kosova Sot Online)