Arrestohen dy shqiptarë në Athinë, u kapën me kokainë dhe mijëra euro “cash”

  • E.K /
  • 03 April 2021 - 22:28
 Arrestohen dy shqiptarë në Athinë, u kapën me kokainë dhe mijëra euro “cash”

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi u kapën me kokainë në Athinë. Shqiptarët u arrestuan gjatë një kontrolli rutinë, por “thesari” u zbulua në banesat e tyre. 

Mediat greke raportojnë se nga kontrollet e kryera në shtëpitë e tyre, ata gjetën dhe konfiskuan, ndër të tjera: 1.3 kg kokainë, 18 thasë me drogë, 2 peshore precize, shumat prej 15,020 euro dhe 241 dollarë cash dhe 7 telefona celularë.

(Kosova Sot Online)