Vjosa Osmani e kalon sfidën e parë, 81 vota në kuti

  • A.P /
  • 04 April 2021 - 18:07
Vjosa Osmani e kalon sfidën e parë, 81 vota në kuti

Vjosa Osmani ka arritur ta kalojë me suksesin e nevojshëm raundin e parë të votimit për President në Kuvendin e Kosovës. Disa deputetë kanë votuar për zgjedhjen e Osmanit në pozitën e shefes së shtetit nga 80 vota sa kanë qenë në kutinë e votimit.

Kryetari i Komisionit ka konfirmuar se 81 deputetë kanë marrë pjesë në votim.

Seanca e sotme, është vazhdimësi e asaj që u nis dje në ora 19:00, por që u ndërpre për shkak të mungesës së deputetëve, të nevojshëm për të krijuar numrin e duhur në votim. Seanca ka startuar me mbi 30 minuta vonesë ndërsa të pranishëm janë 84 deputetë.

Në garë për president nga Lëvizja Vetëvendosje është nominuar Vjosa Osmani-Sadriu, ndërkaq kundërkandidati i saj është Nasuf Bejta.

(Kosova Sot Online)