Vjosa Osmani viziton Qendrën e Vaksinimit: Jemi në vendin ku jepet mesazh shprese, ne po punojmë për sigurimin e vaksinave shtesë

  • E.K /
  • 06 April 2021 - 13:29
 Vjosa Osmani viziton Qendrën e Vaksinimit: Jemi në vendin ku jepet mesazh shprese, ne po punojmë për sigurimin e vaksinave shtesë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, po vizitojnë Qendrën e Vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Me këtë rast, presidentja Osmani ka thënë se bashkë me ministrin Vitia janë në vendin ku jepet mesazh i shpresës se edhe pandemisë do t’i vie fundi.

Ajo ka thënë se numri i vdekjeve dhe infeksioneve vazhdon të jetë i lartë andaj duhet që qytetarët të kenë kujdes që ta mbrojnë veten dhe të tjerët.

Osmani ka shtuar se janë duke punuar që të vinë edhe kontigjentët tjerë të vaksinave.

 “Jemi këtu së bashku me ministrin e Shëndetësisë, në këtë vend ku jepet mesazh i shpresës se edhe pandemisë do t’i vie fundi. Jam e lumtur që ka filluar procesi i vaksinimit dhe që deri tani gjithçka po shkon në mënyrë shembullor, dua të falënderoj gjithsecilin nga stafi shëndetësorë që po e kryejnë këtë proces shumë mirë”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)