Pret thonjtë për herë të parë pas 31 vitesh

  • E.K /
  • 09 April 2021 - 08:13
 Pret thonjtë për herë të parë pas 31 vitesh

Ayanna Williams nga Houston theu rekordin botëror Guinness për thonjtë më të gjatë në botë në vitin 2017, kur ata ishin thuajse 19 metra.

Asokohe, Willimsit iu deshën më shumë se dy shishe manikyr dhe 20 orë punë për t’i lyer ata.

Megjithatë gruaja nga Teksasi vendosi t’i priste thonjtë e saj këtë fundjave në një qendër estetike në Fort Worth, për herë të parë që nga fillimi i viteve 1990.

“Me ose pa thonjtë e mi, unë do të jem akoma mbretëresha. Thonjtë e mi nuk më bëjnë mua, unë i bëj ata!”, deklaroi Williams, e cila ka sqaruar se deri më tani, nuk ishte në gjendje të bënte disa aktivitete, të tilla si larja e enëve dhe vendosja e çarçafëve në shtrat.

Thonjtë e saj të prerë do të ruhen në një muze në Orlando, Florida, ndërkaq rekordi për thonjtë më të gjatë nga një femër në histori i përket ende Lee Redmond, e cila filloi t’i rritë ato në 1979. Ata arritën një gjatësi prej 28 metrash, por Redmond i humbi në një aksident automobilistik në 2009.

(Kosova Sot Online)