Joe Biden anulon fondet për murin SHBA-Meksikë

  • E.K /
  • 10 April 2021 - 09:34
Joe Biden anulon fondet për murin SHBA-Meksikë

Presidenti Joe Biden anuloi fondet për ndërtimin e murit në kufirin midis SHBA-së dhe Meksikës, në buxhetin e zhvilluar për vitin 2022, përfshirë ato të miratuara tashmë nga administrata Trump për ndërtimin e veprës dhe ende të papërdorura.

Objektivi i konfirmuar nga administrata e Biden është të luftojë shkaqet e emigracionit në rrënjët e tij dhe jo ta dekurajojë atë përmes masave shtypëse.

Kësisoj, presidenti amerikan ka kërkuar 1,2 miliardë dollarë për sigurinë e kufirit.

Në përgjithësi, lëvizja e propozuar parashikon një shpenzim prej mbi 1,5 miliard dollarësh.

(Kosova Sot Online)